LR-PDSH: BDI është shndërruar në një parti shiritash, qytetarët e bojkotojnë!

Ashtu siç u bojkotuan në Kumanovë, zyrtarët e BDI-së këtë rradhë u bojkotuan në Saraj të Shkupit. Zëvendës kryeministri Musa Xhaferi dhe kryetari i komunës së Sarajit Bekim Murati kanë prerë shiritin e rrugës së Lubinit në Saraj, manifestim ky që u bojkotua nga qytetarët e Sarajit, thuhet në reagimin e Lëvizjes për reforma – PDSH.

“Tashmë qytetarët po e delegjitimojnë politikën e BDI-së të prerjes së shiritave dhe fjalëve boshe, ndërkaq shumë premtime kanë ngelur pa u realizuar në këtë komunë. Pushteti qëndror i BDI-së bashkë me atë lokal afërsisht dy mandate premtojnë ndërtimin e shkollës së mesme, ndërsa afro 10 vite ndërtimin e çerdhes për fëmijë. Reagojmë ashpër kundër këtij mospërfaqësimi që paska pasur për synim vetëm prerjen e shiritave dhe jo realizimin e premtimeve dhe projekteve për të cilat qytetarët i votuan. Përgëzojmë qytetarët shqiptar që çdo ditë e më shumë distancohen nga kjo parti politike që nuk i përfaqëson!”thuhet në reagimin e Lëvizjes për reforma – PDSH.

Lajme të ngjashme

Një koment

Back to top button