fbpx

Trishtuese! SHBA, dy gazetarë vriten gjatë transmetimit direkt! (VIDEO)

Dy gazetarë u vranë gjatë transmetimit direkt në Virxhinia

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Bridgewater Plaza, kur në drejtim të gazetarëve u shkrepën dy plumba nga armë zjarri. Në videon që u publikua, sulmuesi qëlloi ndërsa gazetarja ishte duke folur me bashkëbiseduesen e saj. Pasi u dëgjuan të shtënat, kamera ra në tokë, ndërsa gazetarja dhe bashkëbiseduesja e saj filluan të bërtisnin, lajmeron CNN.

Nga kjo ngjarje humbën jetën gazetarja Alison Parker 24 vjeçe dhe kameramani, Adam Ward 27 vjeç.

Policia tha se nga të shtënat janë plagosur tre persona, dhe se vazhdon ndjekja ndaj sulmueseve.

Lajme të ngjashme

Back to top button