Për kishën në Dhërmi, Greqia krahason Shqipërinë me ISIS-in

Pas vendimit të Qeverisë së Shqipërisë për të prishur Kishën në Dhërmi gjatë orëve të para të mëngjesit të së mërkurës nga INUV ka reaguar edhe Ministria e Jashtme greke përmes një komunikate në faqen zyrtare të internetit.

Zëdhënësi i kësaj ministrie, Konstandin Koutra, ka bërë një krahasim mes shkatërrimit të vendeve të kultit në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën e Veriut nga xhihadistët, dhe rastit të prishjes së kishës në Shqipëri.

“Një rast të ngjashëm të prishjes së vendeve të kultit e pamë sot (e mërkurë) edhe në Shqipërinë fqinje me ne”, thotë Koutra. Ai paralajmëron se do të informojnë komunitetin ndërkombëtar për qëndrimin që do të mbajë Greqia kundrejt Shqipërisë në këtë rast.

Lajme të ngjashme

Back to top button