KE-ja ndan para shtesë ndihmë për emigrantët në Maqedoni

Komisioni Evropian ka njoftuar ndarjen e një 1.5 milion euro, ndihmë humanitare shtesë për refugjatët dhe migrantët në Serbi dhe Maqedoni, një ditë para Samitit të Vjenës për Ballkanin. Kjo ndihmë do të mbështesë partnerët humanitarë të ofrojnë shërbimet bazë më emergjente: si ujë të pijshëm, higjienë, kujdes shëndetësor, strehim dhe mbrojtje për refugjatët dhe emigrantët, përmirësimin e qendrave të pritjes, si dhe koordinimin dhe raportimin për çështjet e migracionit në rajon.

Si përgjigje ndaj situatës emergjente me emigrantët, Komisioni Evropian i ka dhënë mbi € 90.000 si ndihmë humanitare të BE-së në Maqedoni (më 31 korrik 2015) dhe € 150.000 në Serbi (më 20 gusht, 2015).

Ky financim ka shkuar direkt në shoqatat e Kryqit të Kuq të të dy vendeve. Kësisoj, ndihma humanitare e përgjithshme e BE-së për të përkrahur refugjatët dhe emigrantët e pambrojtur në Serbi dhe Maqedonisë ka arritur vlerën prej 1.740.000 €.

Lajme të ngjashme

Back to top button