Hungaria dërgon 2,100 forca sigurie në kufi me Serbinë, shpërthen dhuna (Foto)

Policia në Hungari ka përdorur gaz lotsjellës që të shpërndajë disa emigrantë që ishin mbledhur të protestojnë në një kamp pranimi në kufi me Serbinë, në qytetin e Roszekut, ka shkruar më herët BBC.

Si pasojë, policia hungareze ka përdorur gaz lotësjellës edhe ndaj emigrantëv që vazhdimisht hyjnë në Hungari, të cilët kryesisht vijnë nga Lindja e Mesme dhe Afrika veriore, transmeton Indeksonline.

Zëdhënësi i policisë, Szabolcs Senti ka thënë se afër 200 emigrantë kanë refuzuar të regjistrojnë shenjat e gishtave, dhe se policia ka provuar ta qetësoje situatë, por sipas tij emigrantët kanë vazhduar me protesta dhe sjellje agresive.

Sot, autoritetet hungareze kanë njoftuar se në kufi me Serbinë janë dërguar mbi 2,100 forca sigurie, si pasojë e numrit rekord të emigrantëve që po hyjnë në Hungari nga Serbia në rrugën e tyre për në shtetet e BE-së. Ndërsa, qeveria hungareze ka paralajmëruar edhe përfshirjen e ushtrisë nëse situata nuk qetësohet.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. SHBA krijojne konflikte ne lindjen e mesme per interesa personale ,ateher pse nuk i pranojne keta refugjatë ne vendin e tyre

Back to top button