Çitaku më në fund foli për ‘dashurinë’ me Zhbogarin

Ministrja e Integrimit Vlora Çitaku ka mohuar të gjitha thashethemet e deritanishme se ajo dhe përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar janë në lidhje dashurie.

Në një kronikë në emisionin Prive në Klan Kosova, transmeton reporteri, kushtuar përditshmërisë së ministres Çitaku, në punë dhe jashtë saj, ajo u pyet nëse ishin të vërteta ato që u thanë e u shkruan për lidhjen e saj me përfaqësuesin e BE-së në Kosovë.

Ministrja Çitaku pranoi se është e dashuruar, por jo me sllovenin Samuel Zhbogar. Ajo tha se ka dëgjuar e lexuar rreth kësaj teme, por sipas saj të gjitha janë të pavërteta. Çitaku tha se tanimë është në një lidhje dashurie, e të cilën nuk dëshiron ta bëjë publike. Por megjithatë ajo tregojë një detaj, rreth tij, duke bërë të ditur se ai nuk ka të bëjë fare me politikën.

Lajme të ngjashme

Back to top button