Mali i Zi dhe Bosnja nënshkruajnë marrëveshjen për kufirin

Ministri i Punëve të Jashtme të Bosnjës dhe Hercegovinës, Igor Crnadak dhe ministri i Punëve të Brendshme të Malit të Zi, Rasko Konjevic, sot në ndërtesën e Presidencës së Republikës së Austrisë nënshkruan marrëveshjen për kufirin midis BeH-së dhe Malit të Zi, raporton Anadolu Agency (AA).

Në aktin solemn të nënshkrimit të pranishëm ishin, presidenti i Austrisë, Heinz Fischer, i cili ishte edhe pritës i takimit në Vjenë si dhe presidentët e Malit të Zi, Filip Vujanoviç dhe kryesuesi i presidencës së BeH, Dragan Çoviç, të pranishëm ishin edhe ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Sebastian Kurz dhe ai i Malit të Zi, Igor Lukshiç.

“Fakti që kjo marrëveshje u ndoq nga presidentët e të dy vendeve, Bosnje dhe Hercegovinës dhe Malit të Zi, është një dëshmi e qartë për çfarë hapi të rëndësishëm bëhet fjalë. Rëndësia e saj qëndron në atë se është arritur një marrëveshje e rëndësishme në kuadër të negociatave dhe mjeteve paqësore, e cila i jep një rëndësi të veçantë” , tha presidenti austriak Fischer.

Ai theksoi se pritet që konferenca për Ballkanin Perëndimor, që do të mbahet nesër, të et shumë fryt dhënëse, duke u mbështetur në faktin se në këtë proces, do të marrin pjesë përfaqësues të lartë të BE-së, si Gjermania dhe Austria.

Ai theksoi se ky do të jetë një tregues se Ballkani Perëndimor me vendosmëri përparon drejt integrimit evropian.

Presidenti malazez Vujanoviç tha se ka shumë arsye për tu ndjerë i kënaqur pas nënshkrimit të sotëm të marrëveshjes për kufijtë mes dy vendeve, kurse njëri prej tyre është se nënshkrimi i parë i marrëveshjes për këto çështje në mes të vendeve të ish-Jugosllavisë.

Kryesuesi i presidencës së BeH, Dragan Çoviç tha se marrëveshja ka simbolikë të shumta, dhe se kjo dërgon mesazhe të veçanta fqinjëve të saj, Kroacisë dhe Serbisë, se ky është shembulli më i mirë se si të zgjidhen çështjet e hapura në Ballkanin Perëndimor.

Lajme të ngjashme

Back to top button