Komuna e Tetovës ka filluar rikonstruimin e rrugës Industriale

Komuna e Tetovës, njofton se sot kanë filluar punimet për rekonstruimin e rrugës Industriale, gjegjësisht pjesës që fillon nga qarku rrethor tek “Vero” deri ura e lumit Shkumbin në afërsi të kompanisë “Ecolog”.

Rruga Industriale
Rruga Industriale

Bëhet fjalë për rekonstruim të rrugës me gjatësi prej 500 metra, gjerësi 7,5 metra, trotuar me gjatësi 500 metra, anësorë të rinj në të dy anët, si dhe kopshteme gjelbërim në mes.

Rruga Industriale
Rruga Industriale

“Kjo pjesë e bulevardit e cila është rrugë e prioritetit të parë, ishte mjaft e dëmtuar dhe si e tillë vështirësonte qarkullimin e lirshëm të automjeteve në këtë pjesë të qytetit.” thonë nga Komuna.

Rruga Industriale
Rruga Industriale

Punët ndërtimore për rekosntruimin e një pjese të rrugës Industriale pritet të zgjasin 30 ditë, thuhet në komunikatën e Zyrës për marrëdhënie me publikun.

Lajme të ngjashme

Back to top button