Fondacioni ASR dorëzoi raportin për aksioni humanitar “Me Tetovën”

Fondacioni “ASR”-Sektori i Femrës, ndërmori iniciativë humanitare për t’i ndihmuar të prekurit nga vërshimet që ndodhën në Tetovë më 4 gusht. Ky fondacion bashkëpunoi dhe veproi përplot dy javë me Shoqatën “CET ACTIVELIVE” nga Tetova.

Më 5 gusht filloi iniciativa e tyre me çka i caktuan pikat e grumbullimit të e parave në qytetin e Shkupit dhe Strugës. Më 8 gusht, pikat e grumbullimit të parave u hapën edhe në Kërçovë dhe Gostivar.
Pas grumbullimit dhe numërimit të parave  u vizituan vendet ku pat vërshime; Shipkovicë, Reçicë e Vogël dhe Reçicë e Madhe, u panë dëmet dhe u bisedua me disa familje rreth nevojave të tyre. Menjëherë pas vizitës filloi aksioni i shpërndarjes së ndihmave humanitare.

Sipas informatave të Fondacionit, ata janë kujdesur që të prekurve nga vërshimet.

“Shipkovicë janë shpërndarë 15 pako me produkte higjienike dhe produkte të tjera ushqimore por edhe veshmbathje për fëmijët e familjeve më të dëmtuara. Në Reçicë të Vogël-30 pako. Në Reçicë të Madhe-10 pako dhe në Brodec-30 pako, në të cilët kishte edhe  produkte ushqimore.  Sipas tyre, në Brodec nuk kanë mundur të shkojnë për shkak se rrugët kanë qenë të zëna nga mbetjet e vërshimeve. Përveç këtyre ndihmave, kanë, shpërndarë edhe teknikë të bardhë, por vetëm për 7 familje, sepse aq u ka mjaftuar buxheti.

“Për teknikë të bardhë (lavatriçe, frigorifer, ngrirës, shporet me dru) u harxhuan  145.000 denarë . Për preparate higjienike dhe produkte ushqimore u harxhuan 66.986 den. Për veshmbathje u harxhuan 4.800 den, ndërsa për harxhimet e transportit dhe ushqimit të vullnetarëve/aktivistëve u harxhuan 7.240 den.  Gjithsej harxhime për fazën e parë të aksionit  janë  224.845 den.  Gjithsej të grumbulluara janë 332.845 den. Ndërsa kanë ngelur edhe 108.000 den. Që janë të dedikuara familjeve më të dëmtuara në Shipkovicë, ose sipas nevojës, por me theks të veçantë duke iu përmbajtur qëllimit të aksionit humanitar “ME TETOVËN”, e që është t’u ndihmojmë atyre që janë më në nevojë, e që kanë përjetuar traumat e vërshimit. Duke e dërguar në vend mundin dhe humanitetin e të gjithë atyre që dhuruan dhe u munduan për këtë aktivitet, duke përfshirë këtu edhe fëmijët human” shkruhet në raportin e Fondacionit “ASR” .

Lajme të ngjashme

Back to top button