fbpx

Ja se pse janë gratë e reja që pinë duhan më të rrezikuara

Pirja e duhanit ndikon dukshëm që gratë e reja të vdesin nga kanceri në gji, thotë studimi i ri.

Studimi përfshiu 848 pacientë të cilët ishin kontrolluar nga viti 2000 deri më 2010. Hulumtimi gjeti se gratë e reja të cilat kishin pirë duhan për më shumë se 10 vite ishin më të rrezikuara nga kanceri në gji, se sa gratë që nuk kishin pirë, transmeton Lajmi.net.

Rritja e rrezikut nga kanceri në gji tek gratë e reja ishte më e dukshme në ato gra të cilat kanceri i synonte estrogjenin dhe progesteronin, gjeti studimi.

Kjo ndodh për shkak të duhanit, thotë Yuko Minami nga Universiteti i Mjekësisë Sendai në Japoni. Ai tha se ky studim mbetet shpresë që të ulen rastet me kancer në gji tek gratë që pinë duhan.

Lajme të ngjashme

Back to top button