Ofensiva e DAP vazhdon, mbyllen edhe 25 objekte

Drejtoria për të Ardhura Publike ka mbyllur 25 objekte për shkak të jo-disiplinës fiskale. Sipas DAP, ekipet në teren kanë zbuluar se në këto objekte ka pasur parregullsi ndërsa në 2 prej tyre, nuk ka pasur aspak pajisje fiskale.

Objektet janë mbyllur mbrëmë vonë, në qytetin e Shën  Nikollës, Dibrës, Krivogashtanit dhe Strugës.

“Edhe përkundër asaj që numri më i madh i objekteve të mbyllura janë në Shkup (më shumë se 150),  sipas analizave gjatë kontrollove, në qytetet më të vogla janë vërejtur parregullsi më të mëdha fiskale”, thonë nga DAP.

Lajme të ngjashme

Back to top button