Familjarët e Grupit të Kumanovës, përgatisin padi për Maqedoninë

Njëri prej familjarëve të Grupit të Kumanovës, i ka thënë Gazetës NewBorn, se janë duke e përgatitur një padi kundër shtetit të Maqedonisë.

Ai tha se padia do të përmbajë disa akuza për keqpërdorimin e kufomave, trajtimin e të burgosurve dhe maltretimin e familjarëve gjatë vizitës së parë në Burgun e Prilepit.

“Është e vërtetë që jemi duke u përgatit për padi dhe po mbledhin deklarata të familjarëve e të avokatëve për ti dorëzuar në KMDLNJ në Prishtinë, pasi ne duam që kjo padi të bëhet në mënyrë institucionale, në Këshillin për mbrojtjen dhe Lirinë e Drejtave të Njeriut na kanë thënë që do ti shohim deklaratat dhe provat dhe më pas do të shohim a kemi bazë për të ngritur këtë padi. Ne familjarët kemi insistuar bashkë me avokatët që ka mjaftë argumente të forta për padi, na mbetet të shpresojmë që këtë padi të mos e pengojë politika e Kosovës”, tha një prej familjarëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button