Vjena pret liderët e Ballkanit Perëndimor

Në Vjenë sot fillon konferenca dyditore për Ballkanin Perëndimor si vazhdim për procesin e Berlinit të iniciuar nga viti i kaluar nga kancelarja gjermane Angela Merkel. Në konferencë do të nënshkruhet marrëveshje për kufizimin e Malit të Zi me BeH-në, përderisa për pasdite është paralajmëruar një Forum për shoqëri civile të Ballkanit Perëndimor nikoqir i të cilit është shefi austriak i diplomacisë Sebastijan Kurc.

Ngjarja qendrore do të jetë të enjten për kur janë planifikuar takime në lidhje me ndërtimin e rrugës Nish-Podgoricë-Durrës si dhe mëngjes punues të ministrave të ekonomisë në rajonin me BE-në. Samitin do ta hapë kancelari austriak Verner Vajman, ndërsa për rezultatet pas përfundimit, opinionin do ta informojnë ai, kancelarja gjermane Angela Merkel, përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme dhe siguri në BE Federika Mogerini dhe në emër të rajonit, kryeministri serb Aleksandar Vuçiç.

Njëkohësisht do të mbahen edhe takime të shefave të diplomacive dhe ministrave të ekonomisë të shteteve nga rajoni dhe përfaqësuesit e BE-së. Forumi do të jetë një mundësi për prezantimin e projekteve infrastrukturore në rajon, por për shkak të situatës aktuale do të jetë në shenjë të problemit me azilkërkuesit.

Lajme të ngjashme

Back to top button