DAESH në Mosul ka përgatitur si “ushtarë” mbi 1.500 fëmijë

Njoftohet se organizata terroriste DAESH krahas se ka vrarë 2.100 persona në rajonin e Mosulit, gjithahstu ka përgatitur si “ushtarë” mbi 1.500 fëmijë, raporton Anadolu Agency (AA).

Anëtari i Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut në Irak, Fadıl el-Garavi, në një konferencë për shtyp në ndërtesën e parlamentit ka shprehur shqetësimet kundrejt shkeljeve të pamëshirshme të ndërmarra kundër civilëve në Mosul nga DAESH. Garavi tha se “organizata krahas ngacmimeve seksuale ndaj femrave që blen dhe të trafikimit të fëmijëve ka përgatitur si ushtarë mbi 1.500 fëmijë në katër kampe në Mosul”.

Garavi i cili ka tërhequr vëmendjen se DAESH ka kryer shumë krime në Mosul ka deklaruar se: “Nga populli në rajon ka vrarë kolektivisht 2 mijë e 100 persona. Afërsisht 400 nga ata që humbën jetën ishin komisionerë të zgjedhjeve”.

Ai nga forcat e sigurisë me koalicionin ndërkombëtarë ka kërkuar hapjen e korridoreve të sigurisë për evakuimin e civilëve në Mosulit, ndërsa nga OKB ka kërkuar që të dërgojnë në Gjykatën Penale Ndërkombëtare dosjen e krimeve të DAESH.

Ushtria e Irakut dhe forcat Peshmergë në Mosul dhe në disa rajone të tjera ndërmarrin operacione për të rimarrë sërish rajonet nga DAESH. Gjithashtu edhe forcat e koalicionit nën udhëheqjen e SHBA-së mbështesin me sulme ajrore ushtrinë irakiane

Lajme të ngjashme

Back to top button