Zjarr në aeroportin e Dublinit, anulohen të gjitha fluturimet

Për shkak të zjarrit që përfshiu një hangar në aeroportin e kryeqytetit irlandez Dublin, të gjitha fluturimet nga ky aeroport u anuluan, raporton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën nga Aeroporti i Dublinit, theksohet se zjarri shpërtheu sot në mëngjes në ora 07:15, dhe pastaj u aktivizua alarmi për zjarrin, kurse ekipet zjarrfikëse ndërhynë shpejt. Gjithashtu theksohet se zjarri nuk kërcënon udhëtarët dhe ndërhyrja e zjarrfikësve ende vijon.

Në deklaratë gjithashtu theksohet se janë bërë paralajmërime për problemet e mundshme dhe se përkohësisht të gjitha fluturimet janë pezulluar si dhe është rekomanduar që udhëtarët që do të fluturojnë nga aeroporti i Dublinit të kontaktojnë me kompanitë e fluturimeve.

Për shkak të zjarrit të gjitha fluturimet nga aeroportet në Dublin u shtynë, ndërsa aeroplanët që duhej të ateronin sot në këtë aeroport janë destinuar për aeroportet në Belfast dhe Shannon.

Nuk është bërë e ditur ende shkaku i zjarrit dhe theksohet se deri tani nuk ka të vdekur apo të plagosur.

Lajme të ngjashme

Back to top button