Van Hojte: Bisedimet po zhvillohen ngadalë, por jam optimist se do të kenë sukses

Pas përfundimit të takimit të përfaqësuesve të partive politike, nënshkrues të Marrëveshjes së Przhinos për shqyrtimin e listët zgjedhore, lehtësuesi belg Piter Van Hojte paralajmëroi se grupi i punës do të vazhdoj të punojë edhe në muajt e ardhshëm, shkruan “Telma”.

“Kuptohet se ka avancim. Për momentin po bisedojmë për ligjet zgjedhore dhe procesin zgjedhor. Në këtë temë do të bisedojmë edhe nesër ndërsa kah fundi i javës do të bisedohet edhe për prokurorin special publik” deklaroi van Hojte.

Eksperti belg kërkoi falje nga gazetarët të cilët gjatë bisedimeve duheshin të presin tek portat e Klubit të deputetëve ku edhe mbahen takimet e grupeve të punës, por siç tha, kanë pasur marrëveshje për privati dhe kanë dashur që të evitojnë involvimin e mediumeve gjatë diskutimeve.

“Bisedimet po zhvillohen ngadalë, por jam optimist se do të kenë sukses” shtoi van Hojte.

Siç theksojnë pjesëmarrësit në bisedime është arritur avancim i vogël rreth regjistrimi aktiv të votuesve, me regjistrim të obliguar.

Lajme të ngjashme

Back to top button