Kriza me refugjatë nuk ka fund: Sa ikin aq edhe vijnë

alë e re e refugjatëve dhe emigrantëve, kryesisht nga Siria, pritet të arrijë këto ditë në kufirin jugor me Maqedoninë. Siç shkruajnë mediumet greke, sot në mëngjes rreth orës 5, trajekti “Elifterios Venizelos” me rreth 2500 emigrantë ka lundruar nga Mitilini në ishullin Lezbos. Trageti duhet të arrijë në portin në Pirea, sot pasdite rreth orës 5 e 40, prej ku më pas me autobusë dhe trena emigrantët do të dërgohen drejt Selanikut e prej atje në kufirin me Maqedoninë.

Gazeta “Katimerini” në tekstin me titull “Sa ikin aq edhe vijnë në ishujt” shkruan se edhe pse një numër i madh i emigrantëve largohet nga ishujt Lezbos, Kos dhe Hios, aq edhe janë në rrugë që të zbarkojnë në bregun e Turqisë në Greqi.

Gazeta “Proto Tema” njofton se për momentin vetëm në ishullin Lezbos gjenden diku 9500 emigrantë që presin të tranzitohen me tragete deri në Athinë.

Organizata ndërkombëtare për migrim (ONM) – Turqi, duke u thirrur në informacione nga drejtoria e përgjithshme për migrim dhe menaxhment pranë MPJ-së turke, vlerëson se në Turqi për momentin ka rreth 1,9 milion emigrant dhe refugjatë.

Prej fillimit të vitit, sipas ONM në Greqi dhe Turqi kanë arritur rreth 135. 000 emigrantë.

Edhe në ditët e ardhshme pritet linja të çrregullta të anijeve dhe trageteve greke me të cilat lirohen presioni i refugjatëve në jugun e Greqisë. Të premten gjatë natës qeveria e Greqisë solli vendim për angazhimin e dy anijeve të mëdha për transit dhe transport të emigrantëve.

Vendimin për shpalljen e gjendjes alarmante që të mërkurën më 19 gusht e solli qeveria për shkak të fluksit të madh të emigrantëve dhe refugjatëve, edhe më tej është në fuqi, thonë për “Meta” nga MPB ndërsa për ditët e ardhshëm janë paralajmëruar takime në nivel rajonal të BE-së, ku do të diskutohet për krizën e emigrantëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button