Shembet gjatë natës shtesa e kishës në Dhërmi

Pas shumë debatesh dhe përplasjes mes shtetit dhe komunitetit ortodoks në Dhërmi mëngjesin e sotëm rreth orës 4:30 është bërë e mundur shembja e plotë e shtesës së kishës së ‘Shën Thanasit’ Forcat e INUV kanë punuar gjatë natës për të prishur kishën, edhe pse banorët besimtarë u mblodhën rreth saj për të mos lejuar prishjen.

Pavarësisht përpjekjeve të shumta për ta ndaluar sot në vend kanë mbetur vetëm mbetjet e betonit fotot e të cilave i ka postuar në faqen e tij të Facebook Zëdhënësi i Kishës Ortodokse Thoma Dhima i cili e ka cilësuar prishjen si një akt vandal.

“Akti vandal i shtetit kundër Komunitetit Ortodoks. Duket qartë gënjeshtra se kishte mure të vjetra të kishës së parë. Shembën gjithçka! Tani e kanë radhën eshtrat e familjeve ortodokse të fshatit që të përdhosen, se gjoja do gjejnë eshtrat e një katoliku italian që kishte ardhur t’u kthente besën. TURP!”, shkruan Dhima, transmeton Telegrafi.

Lajme të ngjashme

Back to top button