SHBA: Marrëveshjet përshpejtojnë integrimin në BE

Departamenti amerikan i Shtetit (DASH), uron shtetet e Serbisë dhe Kosovës, për arritjen e marrëveshjeve të rëndësishme.

Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) ka dalë me një njoftim në të cilin uron shtetet e Serbisë dhe Kosovës dhe delegacionet e tyre për arritjen e marrëveshjeve të rëndësishme mbrëmë, gjatë bisedimeve të lehtësuar nga Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Në letër gjithashtu vlerësohet lartë roli i Mogherini dhe ekipit të saj. “Marrëveshja e përmbyllura sot mbi energjinë, telekomin, themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, si dhe ajo për lirinë e lëvizjes/ura e Mitrovicës, do të përmirësojnë jetën e njerëzve në të dy shtetet,” thuhet në njoftimin e DASH.
Më tej theksohet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës përgëzojnë të dy qeveritë për progresin e arritur në përmbushjen e zotimeve të bëra në Marrëveshjen e Brukselit dhe në aranzhimet e tjera të dialogut, duke lëvizur kështu të dy shtetet drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe duke përshpejtuar rrugëtimin e tyre drejt BE-së.
Në fund, SHBA përgëzon të dy shtetet për përkushtimin e tyre ndaj këtij procesi dhe se SHBA do të vazhdojë të mbështes fuqishëm dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

Lajme të ngjashme

Back to top button