Juventus zyrtarisht huazon Cuadradon

Skuadra e Juventusit përmes faqes së saj zyrtare ka njoftuar se ka huazuar futbollistin e Chesleat, Juan Cuadrado.

Kolumbiani do të qëndroj në Juventus deri me 30 qershor të vitit të ardhshëm, por nuk bëhet e ditur nëse italianët do të kenë mundësi që të nënshkruajnë me të përfundimisht.

“Juventusi njofton se ka huazuar Juan Cuadrado nga Chelsea për një edicion. Kolumbiani do t’i bashkohet sot skuadrës dhe do të stërvitet me ta këtë pasdite”, thuhet në njoftimin e Juventusit.

Lajme të ngjashme

Back to top button