Ekspertët e BE-së i dorëzojnë raportin me vlerësimin e dëmeve dhe rekomandimet kryetares Arifi

Ekspertë nga mekanizimi për mbrojtje civile të BE-së, pas 12 ditëve e përfunduan hulumtimin rreth vërshimeve në rajonin e Tetovës dhe përgatitën raport në të cilën janë të numëruara rekomandimet se si duhet vepruar në të ardhmen. Raporti ju dorëzua drejtorit të Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim si dhe Komunës së Tetovës, njofton Shenja.

“Nuk mund ta ndryshojmë natyrën dhe konfiguracionin e terrenit, por mund të ndryshojmë mentalitetin tonë ndaj natyrës, në lidhje me zgjidhjet urbanistike dhe në lidhje me logjikën se nuk mund të jetohet çdo kund sepse natyra ka rrjedhshmërinë e saj”, ka thënë kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi.

Rudolf de Krom, lider i ekipit hulumtues, shpjegoi se raporti përbëhet nga konstatime dhe vëzhgime për organizimin  e rrethinës dhe karakteristikat gjeografike, të cilat ekspertët i kanë parë në teren, ndërsa bazohen në rekomandimet që në të ardhmen të shmangen situata të tilla.

“Rajonet që u prekën nga vërshimet më 3 gusht ende po pastrohen. Aktivitetet sipas paralajmërimeve do të vazhdojnë edhe në të ardhmen. Sipas analizave tona për pastrimin e plotë të terrenit do të nevojiten tre deri në pesë muaj”, ka deklaruar Shaban Saliu, drejtori i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim

Lajme të ngjashme

Back to top button