USHT i liron nga pagesa studentët e familjeve që pësuan nga vërshimet në Tetovë dhe Lagjes së Trimave në Kumanovë

 Universiteti Shtetëror i Tetovës do t’i lirojë nga participimi për vitin akademik 2015/16, studentët e familjeve të prekura nga vërshimet në rajonin e Tetovës, më 3 gusht 2015, si dhe studentët e familjeve që pësuan nga zhvillimet e 9 dhe 10 majit në Lagjen e Trimave në qytetin e Kumanovës.

Rektori i USHT-së, Prof. dr. Vullnet Ameti i propozoi Këshillit të Rektoratit që kjo kategori e studentëve të lirohen nga participimi, duke pasur parasysh gjendjen e këtyre familjeve që pësuan nga vërshimet e 3 gushtit 2015 në rajonin e Tetovës, po ashtu edhe nga zhvillimet e 9 dhe 10 majit 2015, në Lagjen e Trimave në Kumanovë.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button