Ivanov: Maqedonia po përballet me kërcënime në sferën e sigurisë

Kryetari, Gjorgje Ivanov dje është takuar me shefat e përfaqësive diplomatiko-konzulare të Maqedonisë jashtë vendit, në kuadër të Këshillit të Ambasadorëve që u mbajt në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Në këtë takim është folur për punët dhe aktivitetet e diplomacisë së Maqedonisë, prioritetet lidhur me integrimin e vendit në BE dhe NATO si, marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe bashkëpunimin regjional, njofton Portalb.

Në fokus të takimit me shefat e përfaqësive diplomatiko-konzulare të diplomacisë së Maqedonisë ishte prioriteti i diplomacisë së Maqedonisë në në Samitin e NATO-s në Varshavë në vitin 2016.

“Maqedonia po përballet me kërcënime dhe kërkon formimin e një sistemi të posaçëm për informimin e të gjitha subjekteve përgjegjëse të përfshira në sferën e Sigurisë. Lufta speciale kundër Shtetit Islamik dhe futja e propagandës për arritjen e interesave të tyre, kërkon përgjigje të përshtatshme që do ta përmbajë ai sistem i informimit”, tha Ivanov.

Për krizën me emigrantët, kryetari tha që patjetër duhet t’i qasemi analizës serioze me qëllim që t’i marrim masat dhe hapat e përshtatshme.

“Kriza tregoi që Maqedonia është në korridorin kryesorë të Evropës drejt Ballkanit Lindor dhe Afrikës Veriore, edhe pse, për fat të keq, shteti ende nuk është anëtar në BE. Për diplomacinë parimore do të jetë që të informojë për krizën e emigrantëve në vendet që janë të akredituara dhe që mundësojnë koordinim të përditshëm mes institucioneve të Maqedonisë për; siguri, kundërzbulim dhe humanitar dhe atyre të BE-së dhe shteteve anëtare” deklaroi kryetari, Ivanov.

Lajme të ngjashme

Back to top button