Kryetari Ivanov në shënjestër të Sashe Politikos (VIDEO)

Gazetari maqedonas, Sashe Politiko, ka vazhduar me ngacmimet që ua bën përfaqësuesve të politikës. Këtë herë caku i tij ishte kryetari i shtetit Gjorgje Ivanov. Gjatë daljes së kryetarit nga Ministria e Punëve të Jashtme, Sasheja iu drejtua me pyetjen “Kryetar, ky është mandati i juaj i dytë, nuk kemi dëgjuar që ndonjëherë ta keni kritikuar qeverinë, vallë është e pagabueshme kjo qeveri?”.
Ivanov duke u ngjitur në veturë është bërë se gjoja nuk e ka dëgjuar dhe nuk është përgjigjur fare.

Përndryshe Sasho Politiko, është gazetar i njohur për pyetjet provokative që ua bën politikanëve, duke nisur që nga kryeminstri Nikolla Gruevski, Ali Ahmeti, Menduh Thaçi e gjerë te përfaqësuesit më të ulët të partive dhe ministrive. Duhet thënë që jo çdoher i ka shkuar mbarë me pyetjet provokative, para një muaji për një pyetje që ia parashtroi zëvendëskryeministrit të Qeverisë, Vlladimir Peshevski, Sasho u sulmua fizikisht.

Lajme të ngjashme

Back to top button