fbpx

Festivali “Një muaj Beogradi në Prishtinë”, më 26 gusht

Janë bërë të gjitha përgatitjet që në Prishtinë të fillojë më 26 gusht festivali “Një muaj Beogradi në Prishtinë”.

“Serbia dhe Kosova: kultura pa kufi” është një program i Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut, që implementohet në bashkëpunim me Qendrën Liberale Demokrate me bazë në Prishtinë. Programi financohet nga delegacioni i Bashkimit Evropian në Serbi.

Në faqen zyrtare thuhet se përmes këtij programi të shkëmbimit kulturor organizatorët synojnë që të kontribuojnë në ripërtëritjen e marrëdhënieve të vendosura më herët dhe krijimin e komunikimeve të reja në mes të rinjve, akademikëve, grupeve të artistëve, mediave dhe të shoqërisë civile nga Beogradi dhe Prishtina.

Gjatë vitit 2015 do të organizohen katër seminare për artistë të rinj nga Serbia dhe Kosova. Gjatë ngjarjes kulturore “Muaji i Prishtinës në Beograd” artistë të rinj nga Kosova do të kenë mundësi të prezantohen para publikut në Serbi.

Aktivitetet e këtij programi fillojnë të mërkurën, më 26 gusht, me shfaqjen e filmit Nicije Dete (No One’s child) me regji të Vuk Rsumovic në ora 12:00 në Kino Abc. Filmi është produksion serbo-kroat dhe që ka fituar çmime në festivale të ndryshme si Palm Sorings, Abu Dhabi dhe në Venedik.

Lajme të ngjashme

Back to top button