Brenda 1 viti në Arabinë Saudite janë ekzekutuar 175 persona

Të paktën 175 persona janë ekzekutuar në Arabinë Saudite në 12 muajt e fundit. Kështu bëhet e ditur nëpërmjet raportit të publikuar nga Amnesty International, shkruan BBC.

Sipas këtij raporti, në sistemin gjyqësorë të mbretërisë ka mangësi duke u bërë thirrje autoriteteve në Riad të lëshojnë moratorium për ekzekutimet.

Që nga fillimi i vitit në këtë shtet janë ekzekutuar 123 njerëz, sipas një rinumërimi të pavarur të mediave perëndimore.

“Në mesin e atyre që iu nënshtruan dënimit me vdekje janë edhe të miturit dhe personat me çrregullime mendore”, thuhet në raporton e Amnesty International.

Lajme të ngjashme

Back to top button