Shkupi pas koreanit Bae, sjell anglezin Kabeya (Foto)

Deri sa skuadra e FC Shkupi po përgatitet për ndeshjen e radhës, që të mërkurën do të jetë nikoqire e Horizont Turnovës, trajneri Zekirija Ramadani në testime ka një super futbollist, i cili vjen nga vendi ku luhet futbolli më i bukur në botë, Anglia.

Bëhet fjalë për 23 vjeçarin Amos Kabeya i cili ka luajtur për skuadrën e Sheffield United, pastaj Hinckley FC, Reading FC dhe së fundi ishte pjesë e KA Akureyri të Islandës.

“Ne thjesht vetëm po bëjmë testime të futbollistit Kabeya, pasi nuk dyshoj në kualitete e tija. Këtë e kemi parë edhe në vidomaterialet por edhe nga vet fjalët e menaxherit që e ka ofruar te klubi ynë. Gjithsesi në nuk kemi nevojë për tu ngutur, pasi që ai do të ketë gjithë javën në diskonim për të punuar me ne dhe për të treguar cilësitë e vërteta”, ka thënë Ramadani, duke shtuar se futbollisti anglez do të jetë një përforcim i madh për skuadrën.

Kabeya në të gjitha paraqitjet kishte statistika të mrekullueshëm dhe luan në disa pozicione, por pozita e tij ideale është mesfushë dhe sulm.

FC Shkupi edhe më parë kishte bërë transferimin e koreanit të parë në kampionatin e futbollit të Maqedonisë, Bum Geun Bae, ndërsa me transferimin eventual edhe të Kabeya do të jetë skuadra e parë që në kampionatin e Maqedonisë sjell një futbollist nga Anglia.

Profili i Amos Kabeya:

Datëlindja: 26.08.1992

Gjatësia: 1.80m

Pesha: 74kg

Luan: Me këmbë të djathtë

Pozita: Mesfushor/sulmues

Shtetësia: Britani e Madhe

Klubet ku ka luajtur:

Sheffield United: 47 ndeshje 14 gola 23 asistime

Hinckley FC:  59 ndeshje, 21 gola, 36 asistime

Reading FC: 7 ndeshje, 2 gola dhe 4 asistime

KA Akureyri:  28 ndeshje,  8 gola dhe  17 asistime

1 - Amos Kabeya 2 - Amos Kabeya 4 - Amos Kabeya dhe Bae Beom Geun 5 - Amos Kabeya 7 - Amos Kabeya 9 - Amos Kabeya

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button