Hapet qendër e re pranimi për emigrantët në Gjevgjeli

Në seancën e sotme, e treta me radhë, të Shtabit kryesor për menaxhim me kriza, që sot u mbajt në Qendrën për menaxhim me kriza (QMK), mes tjerash janë miratuar propozim masa për aftësim të një qendre të re të pranimit në Gjevgjeli, që është hapur sot.

“Në takim, përveç që është shqyrtuar rrjedha e aktiviteteve të deritanishme të institucioneve që janë pjesë e Sistemit për menaxhim me kriza, gjithashtu janë miratuar propozim masa që duhet të ndërmerren në periudhën e ardhshme, para se gjithash, në pjesën e sigurimit të parakushteve elementare (ujë, furnizim me ujë, infrastrukturë dhe mbrojtje shëndetësore) për aftësimin e lokacionit i cili parashihet të jetë qendër pranimi”, njoftojnë nga QMK.

Lajme të ngjashme

Back to top button