Nëse punoni ilegalisht në Britani, ja sa muaj do dënoheni

Njerëzit të cilët punojnë ilegalisht në Angli dhe Uells rrezikojnë deri në 6 muaj burg. Ky është propozimi më i ri që pritet të përfshihet në projekt-ligjin për emigracionin në Britani.

Në këtë projekt-ligj gjithashtu parashikohen masa më të ashpra ndaj restoranteve dhe bizneseve të tjera të cilat punësojnë emigrantë ilegalë, deri në heqjen e licencës, transmeton TCh njoftimet.

Ministri i Emigracionit, James Brokenshire ka thënë se qeveria do të vazhdojë të godasë të gjithë ata që abuzojnë me sistemin.

“Nëse keni hyrë në Britani ilegalisht, atëherë ne do t’ju ndalojmë që të punoni, të merrni me qera një shtëpi, të hapni një llogari bankare ose të drejtoni makinën”, u shpreh Brokenshire.

Së shpejti pritet që të nisë aksioni në të gjithë vendin, për të kontrolluar disa biznese apo pallate dhe për të verifikuar nëse ka emigrantë ilegalë.

Lajme të ngjashme

Back to top button