Kampanja e të rinjve: “Duam Tetovë të pa ndotur”

Me ekspozimin e fotografive me problemet e qytetit, si dhe shkrimin e porosive nga qytetarët “duam Tetovë të pa ndotur”, “e dua Tetovën”, mbrëmë në sallonin ekspozues “ Loja” në Tetovë, filloi kampanja e të rinjve “Tetova një qytet për të gjithë” 

Nëpërmjet këtyre aktiviteteve të rinjtë tetovarë dëshirojnë që t’u dërgojnë porosi të gjithë qytetarëve , pa dallime etnike, se ky qytet u takon të gjithëve dhe se të gjithë ndajnë problemet e njëjta të cilët duhet sa më parë të zgjidhen. Sipas të rinjve, Tetova ballafaqohet më shumë probleme si kualiteti dhe sasia e ujit të pijshëm, komunikacioni i rënduar, me papastërtinë, me gjendjen e rrugëve. 

Kampanja “Tetova një qytet për të gjithë do të vazhdojë deri më 15 tetor, kur do të promovohet edhe një film reportazh për problemet e Tetovës, të titulluar “deri kurrë”. 

Lajme të ngjashme

Back to top button