“Perlat” e njëmendësisë, që i ka ikur koha

[Recension: “Perlat” e analistit Sefer Tahiri]

Është legjitime që çdo person publik të ballafaqohet me kritika për qëndrimet e dhëna në opinion, por vetëm nëse kritika përmbahet në fakte dhe eliminon komentimin tendencioz ose ofendimin. Teksti që po i bëhet recension lexohet si sulm personal ndaj analistit Sefer Tahiri, duke sulmuar atë pa shtruar fakte që kundërshtojnë tezat të cilat media tenton t’i përgënjeshtrojë. Secili mund të mos pajtohet me mendimin e tjetrit, por debati në publik duhet mbetur tek mendimet e jo tek sulmet personale.

Perlat  e analistit Sefer Tahiri   AKTUALE.MKLinku deri te artikulli origjinal: “Perlat” e analistit Sefer Tahiri

Data dhe koha e publikimit: 14/08/2015

Data e recensionit: 20.08.2015

Recensues: Benjamin Arifi

Në këtë tekst që është shumë më shumë koment se sa lajm, autori anonim thumbon Tahirin për përgatitjen e tij profesionale, duke mos sjellë asnjë argument për akuzat.

Por këta analistë dhe shkencëtarë që punimet e vetme shkencore i kanë nëpër gazeta ditore duhet të dinë se marrëveshjet politike për ndërrim të kursit të shteteve multietnike nuk bëhen në tribuna dhe në faqet e Fejsbukut me kafe në dorë, por nëpërmjet luftës politike dhe jo vetëm politike, dhe nga njerëz që janë dëshmuar në ndërrimin e kurseve të shteteve.

As në paragrafet e mëposhtme, autori nuk sjell asnjë argument për të kundërshtuar deklaratat e analistit Tahiri, por vetëm jep analizë të zbehtë dhe pa fakte të arsyeve të mundshme për bërjen e deklaratave të tilla.

Janë dëshmuar deri sa analistët e Fejsbukut bënin punën e zëdhënësit të atyre që luftën asokohe e quanin terroriste dhe natyrshëm që edhe produktin e luftës të njëjtit do e quajnë të skaduar.

Faktet nga ana tjetër flasin se Marrëveshjes së Ohrit, shikuar formalisht, i ka skaduar afati që në vitin 2004, kur sipas dokumentit duhej të përfundonte implementimi i plotë i saj. Vështrimi kritik ndaj kësaj marrëveshjeje, 11 vite pas afatit për implementim, është më se legjitim dhe i arsyeshëm.

Nga ana tjetër është interes publik zhvillimi i debatit dhe shpalosja e qëndrimeve të ndryshme. Është jo etike dhe jo profesionale që debatet, kur ka mospajtime, të shndërrohen në sulme personale. Opinioni i një analisti, është vetëm një mendim, i cili sigurisht që mund të gjykohet, por jo dhe debati të shndërrohet në sulm personal. Aq më shumë kjo nuk është e pranueshme të bëhet nga mediet që duhet të nxisin debatin e jo të diktojnë njëmendësi.

Lajme të ngjashme

Back to top button