Dezinformatë klasike

Kemi të bëjmë me plasimin e një lajmi të pasaktë deri “në kockë”. Jo vetëm që vetëm “gatuarjen” e këtillë të lajmit shkaktohet huti te publiku, por edhe kontribuohet për paraqitjen e ndjenjave negative te publiku në një periudhë mjaft të ndërlikuar dhe tensionuese nëpër të cilën po kalon vendi.

333333Linku deri te artikulli origjinal: Ka qëndruar i shtrirë me gjak në rrugë – migranti shpërtheu me thikë policin në Gjevgjeli

Data dhe koha e publikimit: 21.08.2015, 09:49

Data e recensionit: 24.08.2015

Recensues: Vlladimir Mirçeski

“VRAPI” PAS SENZACIONIT ÇOI NË DEZINFORMIM

Në këtë materual është shkelur rregulla e shenjtë e gazetarisë –  të publikohen informata të vërteta dhe të verifikuara. Në një mënyrë skajshmëritsht senzacionaliste plasohet një lajm i marrë për një sulm të pretenduar mbi një polic në Gjevgjeli, për të cilin përgjegjës është një migrant, dhe e gjithë kjo është “plotësuar” me një përshkrim plastik se si “polici është dridhur nga ngërçet dhe ka qëndruar i shtrirë me gjak në rrugë”. Mirëpo e vërteta nuk mund të jetës shumë larg, Është e vërtetë se ka një polici të lënduar, mirëpo jo nga ndonjë migrant, por nga vetja e tij – është penguar në një gardh mbrojtës dhe ka rënë mbi disa shtylla të vogla të cilat i mbrojnë palmat e posambjellura në afërsi të stacionit hekurudhor në Gjevgjeli. As “m” nga migranti sulmues, e as “th” nga thika. Edhe pse, siç thamë, bëhet fjalë për informatë të marrë, megjithatë kjo nuk paraqet alibi të vlefshme për publikimin e një lajmi të paverifikuar, e nga këndvështrimi esencial, lajmi potencialisht të rrezikshëm në rrethana të ndërlikuara, kur një pjesë e publikut është e ndjeshme për çështjen e migrantëve dhe praninë dhe tranzitin e tyre nëpër Maqedoni. Problemi edhe pa këtë është i madh, edhe për migrantët e pafat edhe për vendin, dhe gjithsesi nuk ka nevojë që “zjarrit t’i hidhet edhe më shumë vaj”.

Gazetari ka të drejtë të qasjes së lirë deri te të gjitha burimet e informimit që janë me interes publik. Gazetari duhet të publikojë informata të sakta, të provuara dhe nuk do të fshehë të dhëna esenciale dhe nuk do të falsifikojë dekumenta. Nëse informata nuk mund të vërtetohet, ose bëhet fjalë për supozim, përkatësisht spekulim, kjo duhet të thuhet dhe të publikohet. Saktësia e informatës duhet të provohet sa më shumë të jetë e mundur – neni 1 i Kodit ë gazetarëve.

Është e qartë se kjo, ta quajmë ashtu, procedurë esnafësh e verifikimit, nuk është respektuar dhe për këtë arsye rezultati është i tillë siç është – një dezinformatë e vrazhdë.

Edhe portale të tjera kanë “rrëshqitur” në këtë informatë, mirëpo më vonë e kanë pranuar gabimin dhe e kanë korrigjuar. Disa nuk kanë shpejtuar verbërisht pas këtij lajmi, por fillimisht e kanë verifikuar te institucioni më i thirrur për këtë – МPB-ja e cila qartazi njoftoi se një ngjarje e tillë, gjegjësisht sulm i ndonjë migranti mbi ndonjë polic, fare nuk ka ndodhur. Ja se çka ndodh kur shfrytëzohet vetëm një burim, jo as i besueshëm, për një ngjarje të këtillë, potencialisht shumë të rëndësishme.

Prandaj, mund të përfundohet se nuk është gjithçka te shejtësia, por ka “diçka” edhe te vërtetësia.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button