Mirësjellja dhe mirënjohja shtojnë dëshirën për ëmbëlsira

Një studim i ri ka zbuluar se mirësjellja dhe mirënjohja i shtyn njerëzit të konsumojnë më tepër ëmbëlsira, duke mos preferuar shijen e kripur.

Nëse u jeni mirënjohës të tjerëve dhe nëse thoni shpesh “faleminderit”, kjo do të thotë se jeni njerëz të edukuar dhe me mirësjellje. Por jo vetëm kaq, shkencëtarët kanë zbuluar se edhe mirënjohja ka një anë të errët: na nxit të konsumojmë më shumë ëmbëlsira, trasansmeton Telegrafi.com

Zbulimi i fundit tregon sesi metaforat ndonjëherë marrin jetë. Kështu, nëse jeni të ëmbël në sjellje, jeni të ëmbël edhe në preferenca ushqimore.

Kërkuesja Ann Schlosser, profesoreshë e marketingut në Universitetin e Uashingtonit, i prezantoi zbulimet e saj në një studim të titulluar “Shija e ëmbël e mirënjohjes” i cili u publikua në revistën Psikologjia e Konsumatorit.

“Mirënjohja ka efekte anësore të ëmbla”, tha Schlosser. “Ky studim ka zbuluar prova se, nëse ndiheni mirënjohës për një ndihmë që të tjerët ju kanë dhënë, kjo rrit preferencat tuaja për konsumin e ëmbëlsirave” u shpreh ajo.

Ndërsa ka shumë shije që përdoren për të përshkruar ndjenjat negative si për shembull, e kripur, e thartë apo e hidhur – ëmbëlsia është thuajse gjithnjë e lidhur me sjelljet pozitive dhe përfshin mirësinë.

Për të eksploruar këtë lidhje, Schlosser projektoi një seri studimesh që nxisnin ndjenjat e mirënjohjes dhe emocione të tjera te pjesëmarrësit dhe më pas mati tendencat e tyre për të zgjedhur disa lloje ushqimesh.

Dhe çuditërisht, ajo zbuloi një lidhje midis mirënjohjes dhe përzgjedhjes së ushqimeve të ëmbla.

Kjo nuk shtrihej te llojet e tjera të ushqimit – në fakt, ndjenja e mirënjohjes, i largonte njerëzit nga thartira, kripa apo ushqimet e hidhura.

“Për shkak se mirënjohja përfshin pranimin e përfitimeve të marra nga veprimet e mira të të tjerëve, individët mund të mendojnë se ata e meritojnë të kenë gjëra të ëmbla”, tha Schlosser. Si rezultat, ata preferojnë ushqime në harmoni me shijen e ëmbël.

Por ndjenja të tjera si për shembull krenaria, nuk sillnin të njëjtin efekt, shkruan Shqip. Sipas studimit, këto ndjenja nuk transmetojnë të njëjtën lidhje mes së ëmblës.

Në një tjetër eksperiment, Schlosser zbuloi se pasoja e mirënjohjes mbi dëshirën për ëmbëlsira, ishte më e fortë mes atyre që ndiheshin të lidhur me të tjerët.

“Individët e lidhur psikologjiksht janë zakonisht më të hapur për të pranuar ndihmën dhe kanë më tepër gjasa ta shohin veten si aktorë në një veprim të sjellshëm”, tha Schlosser.

Kur ata ndiejnë mirënjohje, ata kanë ndjesinë se e meritojnë këtë veprim të sjellshëm, këtë ëmbëlsi. Individët psikologjikisht të ndarë, nuk e bëjnë këtë lidhje të fortë të mirënjohjes.

Rreziqet e konsumit të tepërt të sheqerit janë të njohura dhe lidhen ngushtësisht me obezitetin dhe probleme të tjera të shëndetit.

Schlosser zbuloi se kur jemi me pushime, kemi dëshirë të konsumojmë më tepër ëmbëlsira. “Nëse jemi të ndërgjegjshëm për këto raste, atëherë mund të kuptojmë dhe frenojmë më mirë dëshirën për të ngrënë ëmbëlsira”, tha studiuesja.

Si të ndaloni dëshirën për ëmbëlsira

Për të ndalur dëshirën e madhe për gjëra të ëmbla, duhet të mos jeni striktë, por të konsumoni vetëm pak nga ajo për të cilën keni “neps”.

Gjithashtu, kombinoni ushqimet si ëmbëlsirat me një ushqim të shëndetshëm. Kështu, jo vetëm që do të kënaqni dëshirën për ëmbëlsirë, por do të mësoheni edhe me ushqimet më të shëndetshme.

Ndërprisni të gjitha ëmbëlsirat menjëherë. 72 orët e para do të jenë të vështira, por më pas do të ndiheni të lehtësuar dhe nuk do t’i mendoni aq shpesh.

Për të shmangur sheqerin, provoni të përtypni çamçakëz. Konsumoni fruta dhe bëni shëtitje të gjata. Mos harroni të ushqeheni rregullisht.

Lajme të ngjashme

Back to top button