Gazeta gjermane: Shqipëria, vendi ku lulëzon hashashi

Gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeiner Zeitung”, ka rezervuar një hapësirë edhe për situatën në Shqipëri, vendin ku sipas saj, gjallon krimi i organizuar dhe politika nuk vepron pasi është vetë e përfshirë.

“Shqipëria, vendi ku lulëzon hashashi”, është titulli i që e përditshmja gjermane i ka vënë reportazhit për Shqipërinë, transmeton Shekulli.

“Policët që ndjekin banditët rrezikojnë jetën. Në qershor një oficer policie i cili ndaloi makinën e një bosi droge u vra me armë zjarri. Prodhimi dhe kontrabanda janë aq përfitues saqë gangsterët kanë mjaftueshëm para për të lyer rrotën e policëve, prokurorëve e gjykatësve”, shkruan “FAZ”.

Në këtë artikull, e përditshmja gjermane shkruan për politikë klienteliste të lidhur dhe financuar ngushtë nga klanet mafioze.

“Një anëtar i klanit, i cili hyn në politikë, mbështetet nga fshati apo qyteza, cilado qoftë përkatësia politike e tij. Si kundërshpërblim, ai i shërben klientelës. Kriminaliteti i organizuar synon të jetë pranë pushtetit; paragjykimet politike apo ideologjike janë të huaja për të”.

Sipas kësaj gazete, një kulm i bashkëpunimit mes politikës dhe kriminalitetit u arrit në vitin 1997, kur fonde investimesh të toleruara politikisht organizuan piramida financiare, që ofronin interesa nga 10 deri në 25%.

E këtu, afro dy të tretat e shqiptarëve investuan dhe humbën kursimet e tyre.

Gazeta gjermane shkruan dhe se kryeministri Edi Rama, para zgjedhjeve të qershorit shpërfilli kërkesat e ndërkombetarve duke kandiduar individë me rekorde kriminale.

“Në zgjedhjet lokale të qershorit, Rama hodhi në kosh paralajmërimet eksplicite të ambasadorit amerikan dhe të disa ambasadorëve të shteteve të Bashkimit Europian dhe kandidoi persona të dyshuar për krime”.

Lajme të ngjashme

Back to top button