‘Bingo-ja’ përfundoi, zgjidhen 1600 të punësuarit në administratë

“Bingo-ja” për punësimin e 1.600 personave, raste sociale që u transmetua drejtpërsëdrejti në TV, ka përfunduar. Tani më të gjithë 1.600 kanë fituar vendin e tyre të punës ndërsa të tjerët në periudhën prej 30 deri 40 ditëve, do të kenë mundësi për ankesë, apo të përmendin ndonjë të zgjedhur që nuk i ka plotësuar kushtet për punësim.

“Të gjithë ata qe mendojnë për ndonjë persona se nuk i ka plotësuar kushtet për punësim, në afat prej 30-40 duhet të dërgojë ankesë. Nëse kjo vërtetohet atëherë do të bëhen korrigjime”, tha në transmetimin direkt ministri i financave Zoran Stavrevski.

Gjatë përzgjedhjes, sipas tij, Qeveria ka respektuar edhe parimin e Badenterit. 

“Në të gjitha kategoritë e punësimit, është respektuar përfaqësimi proporcional prej 25 për qind dhe më shumë të kandidatëve shqiptarë. Në shpalljen e publikuar në maj të këtij viti, janë paraqitur gjithsej 23.500 qytetarë të interesuar. Nga ky numër i madh i të paraqiturve, është e qartë se do të ketë edhe pakënaqësi, tha Stavrevski. 

****************************************************************************************

Në emision të hapur, nëpërmjet kompjuterit do të bëhet rangimi i 1.600 personave, raste sociale, të ndarë në katër kategori , prindër të vetëm, persona që më shumë se 10 vite janë pa punë

Për plotësimin e 1.600 vendeve të punës, nëpër institucionet shtetërore dhe ndërmarrjet publike, janë paraqitur 20 mijë qytetarë, ndërsa përzgjedhja e tyre do të bëhet para syve të publikut në transmetim të drejtpërsëdrejtë, pasdite në RTVM.

Në emision të hapur, nëpërmjet kompjuterit do të bëhet rangimi i 1.600 personave, raste sociale, të ndarë në katër kategori , prindër të vetëm, persona që më shumë se 10 vite janë pa punë,  persona me një numër më të madh fëmijësh dhe persona që në familje nuk kanë asnjë të punësuar.

Derisa qeveria ka theksuar se konkursi përmes këtij transmetimit publik dhe radhitjes kompjuterike do të anashkalojë manipulimet dhe zgjedhjet partiake, por deri tani nuk dihet se me këtë sistem a do të merret parasysh përfaqësimi i shqiptarëve duke respektuar parimin e 26 përqindshit. Nga Qeveria nuk janë përgjigjur rreth kësaj çështje që ka nxitur dilema, pasi që një pjesë e madhe e kandidatëve që kanë konkurruar janë shqiptarë. 
.

Lajme të ngjashme

Back to top button