Në Greqi vazhdojnë përpjekjet për të formuar qeverinë

Pas dorëheqjes së qeverisë së udhëhequr nga Alexis Tsipras në Greqi, Presidenti Prokopis Pavlopulos detyrën për formimin e qeverisë ia dha Panayotis Lafazanis liderit të Partisë “Laiki Enotita” (Bashkimi Popullor) e cila u formua pasi u nda nga SYRIZA, raporton Anadolu Agency (AA).

Pavlopulos në një deklaratë gjatë pritjes së Lafazanis në Presidencë tha se sipas kushtetutës së Greqisë detyrën e tretë e cila do të zgjasë deri më 27 gusht duhet ta marrë “Laiki Enotita” e cila ndodhet në vendin e tretë për sa i përket pozicionit në numrin e deputetëve në Parlament.

Ndërsa Lafazanis kritikoi SYRIZA-n për vendimin e vajtjes në zgjedhje të parakohshme dhe ka theksuar se do ta vlerësojë deri në fund detyrën për formimin e qeverisë.

Presidenti Pavlopulos, pas dorëheqjes së qeverisë së udhëhequr nga lideri i SYRIZA-s, Alexis Tsipras ditën e enjte në Greqi detyrën për formimin e qeverisë ia dorëzoi fillimisht Evangelos Meimarakis liderit të Partisë kryesore opozitare Partisë Demokracia e Re (ND). Meimarakis i cili për tre ditë me rrallë zhvilloi takimet për formimin e qeverisë me liderët e partive që kanë grupet në Parlament, pasi nuk mundi të formojë qeverinë sot ai dorëzoi mandatin e tij ndaj Pavlopulos.

Nëse edhe Lafazanis brenda tre ditësh nuk formon qeveri, atëherë presidenti Pavlopulos shpërbën Parlamentin dhe shpall zgjedhje të parakohshme.

Sipas kushtetutës së Greqisë, në rast se qeveria jep dorëheqje brenda 12 muajve pas zgjedhjeve të fundit ajo parashikon që Presidenti ti japë detyrën për formimin e qeverisë liderëve të partive të tjera politike sipas radhitjes së votave të marra në zgjedhjet e fundit. Ndaj liderëve njihet një afat prej tre ditorë për të plotësuar negociatat për formimin e qeverisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button