Dita e Ramës para PC-së, nuk vonon ironia në rrjetet sociale

ryeministri ia kushtoi ditën e parë të aktivitetit të tij publik pas pushimeve komunikimit me qytetarët në rrjetet sociale.

Nuk ka vonuar edhe ironia lidhur me thëniet e tij.

Sipas Nismës Thurje, permbledhtazi Rama sot tha:

Azilantet ne Gjermani nuk jane nga Shqiperia. Jane shqiptare nga Greqia.

Cmimi i naftes nuk eshte me i larti.

Nuk ka kontrabande ne dogana.

Nuk ka korrupsion ne administraten tatimore.

Spitalet jane ne gjendje shume te mire.

Faleminderit qe na ftillove. Dhe ne qe mendonim se te afermit tane qe ndodhen neper kampe ne Gjermani ishin nga Shqiperia, por ata paskan qene greke. Mashtruesa!

Ne qe mendonim se Shqiperia eshte ne vend te 7 per cmimin me te larte te naftes ne bote sipas renditjes globale te bere nga nderkombetaret. Mashtruesa!

Ne qe mendonim se pergjysmimi i importit zyrtar te cigareve vjen si rrjedhoje e kontrabandes ne dogana. Budallenj!

Ne qe mendonim se humbja e 160 milion eurove vinte si rrjedhoje e korrupsionit dhe paaftesise te administrates tatimore. Idiota!

Ne qe kur semuremi dridhemi kur kujtojme spitalet sepse ndonjehere nuk ka as carcafe. Frikacake!

Lajme të ngjashme

Back to top button