Një “Bingo” jo e zakontë për 20 mijë raste sociale që presin punë

Për plotësimin e 1.600 vendeve të punës, nëpër institucionet shtetërore dhe ndërmarrjet publike, janë paraqitur 20 mijë qytetarë, ndërsa përzgjedhja e tyre do të bëhet para syve të publikut në transmetim të drejtpërsëdrejtë, pasdite në RTVM.

Në emision të hapur, nëpërmjet kompjuterit do të bëhet rangimi i 1.600 personave, raste sociale, të ndarë në katër kategori , prindër të vetëm, persona që më shumë se 10 vite janë pa punë,  persona me një numër më të madh fëmijësh dhe persona që në familje nuk kanë asnjë të punësuar.

Derisa qeveria ka theksuar se konkursi përmes këtij transmetimit publik dhe radhitjes kompjuterike do të anashkalojë manipulimet dhe zgjedhjet partiake, por deri tani nuk dihet se me këtë sistem a do të merret parasysh përfaqësimi i shqiptarëve duke respektuar parimin e 26 përqindshit. Nga Qeveria nuk janë përgjigjur rreth kësaj çështje që ka nxitur dilema, pasi që një pjesë e madhe e kandidatëve që kanë konkurruar janë shqiptarë. 
.

Lajme të ngjashme

Back to top button