Shengeni vazhdon të mbetet pa kufij të brendshëm

Bashkimi Evropian nuk do t’i rivendosë kufijtë e brendshëm, porse do të mbetet në fuqi e drejta për udhëtim pa pasaportë brenda Unionit të Shengenit, përkundër presioneve për vendosjen e kontrollit të brendshëm për shkak të sigurisë, kumtoi sot Brukseli zyrtar.

“Për Shengenin nuk negociohet dhe Komisioni nuk planifikon ta ndryshojë”, ka thënë zëdhënësi i KE-së Christian Wigand, duke shtuar se rregullat e Shengenit u lejojnë policive nacionale që të kryejnë kontrolle.

Belgjika dhe disa vende të tjera më herët e parashtruan çështjen e shqyrtimit të vendosjes së kontrollit të kufijve shtetërorë, respektivisht të kufijve të brendshëm të BE-së për shkak të sulmit të paradokohshëm ndaj hekurudhës dhe fluksit të shtuar të emigrantëve nga Lindja e Afërme.

Lajme të ngjashme

Back to top button