Limak pritet ta ndërtoj terminalin 4.3 miliardë euro në Kuwait

Kompania e Ndërtimeve të Limakut (Limak İnşaat) ka njoftuar se ka fituar edhe tenderin prej 4.34 miliardë dollar në ndërtimin e terminalit të Aeroportit Ndërkombëtar të Kuwait-it ku oferta e tyre është aprovuar nga Komiteti Qendror i Tenderëve të Kuwait-it (CTC-Central Tender Committee).

Ky terminal fillimisht do të ketë kapacitetin për procedimin e 13 milion udhëtarëve dhe do të zgjerohet në kapacitetin e procedimit të 25 milion udhëtarëve në vit.

Për më tepër kompania do të ofrojë shërbime të mirëmbajtjes dhe riparimeve edhe dy vite pas kompletimit dhe transferimit të ndërtesës ku financimi do të bëhet më pas nga shteti i Kuwait-it.

Ky njëherësh është edhe tenderi më i madh i fituar nga kompania e ndërtimeve të Limak-ut si një paketë e vetme.

Kompania Limak përveç që menaxhon me Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, kjo kompani është edhe pjesë e konsorciumit për ndërtimin e aeroportit të tretë në Stamboll, pastaj është në përfundim e sipër të terminalit të Cajro-s ( në vlerë prej 397 milion euro), dhe këtë vit ka fituar edhe tenderin e ndërtimit të terminalit të Rostov në vlerë prej 210 milion eurosh.

Lajme të ngjashme

Back to top button