Gruevski në Tetovë: dëmet nga vërshimet plotësisht do të sanohen

Kryeministri Nikolla Gruevski në kuadër të vizitës së regjionit të Tetovës sot ka realizuar takim me banorët e Dobroshtit dhe është njoftuar me punët rreth riparimit të dëmeve që i kanë shkaktuar vërshimet në këtë vend.

Gruevski theksoi se institucionet do të vazhdojnë të angazhohen në periudhën e ardhshme që plotësisht të riparohen dëmet dhe të kthehet gjithçka në normalitet.

Banorët e Dobroshtit para kryeministrit e kanë përmendur problemin që e kanë me ujësjellësin, për këtë arsye kërkuan rekonstruimin e rrjetit të ujësjellësit. Për këtë problem kryeministri e urdhëroi ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Vllado Misajllovski i cili ka thënë që institucioni i cili udhëheqë me këtë sektor do ta rregullojë problemin. Për këtë janë marrë vesh që përfaqësuesit e Komunës së Tearcës dhe banorët e Dobroshtit të mbajnë nesër mbledhje në Ministrinë e Transport dhe Lidhjeve për t’i rishikuar të gjitha rrethanat që ta zgjidhin këtë problem.

Më parë kryeministri Gruevski e ka vizituar fshatin Poroj, ku i ka parë nga afër punimet rreth riparimit të gjendjes që është shkaktuar nga vërshimet dhe është takuar me vendasit, ndërkaq ka vendosur gur themelin për ndërtimin e rrugës lokale në Neproshten.

Kryeministri Gruevski gjatë vizitës në regjionin e Tetovës e lëshoi në përdorim sallën sportive brenda Universitetit Shtetëror të Tetovës.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button