fbpx

Filmi i javës: The Great Gatsby (Video)

Filmi: The Great Gatsby
Regjisori: Baz Luhrmann
Aktorë: Leonardo DiCaprio, Carey Mulligan, Tobey Maguire

Filmi The Great Gatsby, i bazuar në romanin legjendar të shkrimtarit F. Scott Fitzgerald, është një film i bazuar në kohën hedoniste të Amerikës, ku qendra e vëmendjes e çdo të pasuri ishte argëtimi dhe ahengjet. Në këtë film bëhet fjalë për jetën e të Jay Gatsbyt, e rrëfyer nga shoku i tij Nick Carraway.

Për shkak të dashurisë së Gatsbyt ndaj një vajze të quar Daisy, ai organizon ahengje që t’ia tërheqë vëmendjen Daisyt. Mes gjithë hedonizmit dhe argëtimit, Gatsby sheh të bashkohet me Daisyn dhe kështu dalë ngadalë atij i shkërmoqet jeta. Është një rrëfim dashurie që tregon dilemat njerëzore dhe pikpamjet e ndryshme të grave dhe burave.

Skenë nga The Great Gatsby
Skenë nga The Great Gatsby

Edhe pse filmi nuk ka pasur kritika të shkëlqyeshme, ai e përputh temën dhe atmosferën e librit në mënyrë të shkëlqyeshme, dhe Leonardo DiCaprio e luan rolin e personazhit kryesor njëjtë si është i përshkruar në librin.

The Great Gatsby i fitoi dy çmime Oskar në vitin 2014, ato për dizajn kostumi dhe dizajn produksioni.

Portalb ju rekomandon ta shihni këtë film, sidomos nëse ju ka pëlqyer libri “The Great Gatsby”.

Filmat e javës:
Java 1 – 2001: A Space Odyssey
Java 2 – Birdman
Java 3 – La Vita è Bella
Java 4 – Midnight in Paris
Java 5 – The Imitation Game

Lajme të ngjashme

Back to top button