Hungaria vazhdon me rritjen e masave të sigurisë në kufirin me Serbinë

Hungaria për të parandaluar emigracionin ilegal vazhdon të mbyllë me tela me gjemba kufirin me Serbinë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Ministria e Brendshme e Hungarisë duke u theksuar se për të parandaluar emigracionin ilegal po vazhdon ashtu siç ishte planifikuar vendosja e telave me gjemba në kufirin me Serbinë i cili filloi me 17 qershor, pohohet se “asgjë nuk mund të pengojë mbylljen me sistem teknik deri në 31 gusht të kufirit shtetëror të Hungarisë”.

Shefi i Kabinetit të Kryeministrit hungarez, Janos Lazar, kishte njoftuar se për të parandaluar emigracionin ilegal krahas vendosjes së telave me gjemba do të krijonin edhe forcat për mbrojtjen e kufirit brenda policisë.

Në Hungari ku në vitin 2012 ka patur aplikime për strehim nga 2 mijë persona, kjo shifër që nga fillimi i gushtit 2015 ka arritur në 110 mijë. Theksohet se kjo shifër deri në fund të vitit i numrit të emigrantëve që vijnë në mënyrë ilegale në vend të tejkalojë në 300 mijë.

Qeveria hungareze për të parandaluar emigracionin ilegal më 17 qershor vendosi të mbyllë me tela me gjemba me një lartësi 3 metra dhe me gjatësi 175 kilometra kufirin me Serbinë dhe kishte njoftuar se në rast se do të vërenin ndonjë rrezik të ngjashëm në vendet e tjera në kufi do të zbatojnë të njëjtën mënyrë.

Parashikohet se me ëndrrën për të arritur në vendet Perëndimore të Evropës, në Hungari hyjnë ilegalisht çdo ditë mesatarisht 1 mijë e 500 persona.

Lajme të ngjashme

Back to top button