PKK në dy vitet e fundit ka rrëmbyer në mal 316 fëmijë

Në dy vitet e fundit në polici për 316 fëmijë ku 88 janë vajza nën moshën 18 vjeç, prindërit e tyre kanë denoncuar se fëmijët e tyre janë rrëmbyer nga PKK, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave që gazetari i AA-së ka marrë nga burimet e policisë mësohet se mes 22 gushtit 2013 – 31 dhjetor 2013 për 37 fëmijë të cilët 26 janë meshkujt më të vegjël se 18 vjeç dhe 11 femra prindërit e tyre kanë denoncuar në polici se “fëmija më është rrëmbyer në mal nga PKK”.

Ndërsa për vitin e kaluar janë regjistruar në total 205 raste, ku 151 janë meshkuj dhe 54 femra, si dhe për këtë vit deri në muajin gusht janë regjistruar 74 fëmijë, ku 51 janë meshkuj dhe 23 femra, këto raste janë denoncuar nga të afërmit se këto fëmijë janë rrëmbyer nga anëtarë të organizatës terroriste PKK.

Kështu nga 22 gushti 2013 – 22 gusht 2015 janë kryer denoncime se “PKK ka rrëmbyer” 316 fëmijë ku 228 janë meshkuj dhe 88 janë femra.

Gjithashtu është regjistruar se numri i personave të rrëmbyer vitin e kaluar pa dallim gjinie është afruar në njëmijë, ndërsa këtë vit deri në 22 gusht janë rrëmbyer në të njëjtën mënyrë 350 persona.

Ndërsa në anën tjetër në 20 muajt e fundit familjarët kanë denoncuar tek forcat e sigurisë se janë rrëmbyer në mal 279 fëmijë, ku 202 fëmijë janë nën moshën 18 vjeç dhe 77 janë femra si dhe 1 mijë e 171 të rritur.

Këto persona kërkohen nga forcat e policisë si “të humbur me cilësi terroristi”-

Theksohet se në rajonet rurale të Turqisë ndodhen 2 mijë e 500 terroristë, ndërsa jashtë vendit ndodhen ende 9 mijë persona nga PKK të armatosur të moshave të ndryshme, ku 2 mijë e 500 prej tyre në Siri, 600 në Iran, 3 mijë e 500 në Irakun Verior, ndërsa 2 mijë e 500 të tjerë në vende të tjera kryesisht në vendet europiane nën emra të ndryshëm.

– DHKP-C mbështetje me militantë ndaj PKK-

Zyrtarët e policisë kanë theksuar se organizata terroriste DHKP-C ka 5 mijë simpatizantë brenda vendit dhe afërsisht 500 militantë të armatosur janë të gatshëm për të mbështetur PKK në aktet brenda qyteteve.

– Edhe në Siri situata është e njëjtë-

Sipas një raporti të publikuar në vitin 2014 nga organizata Human Rights Watch theksohet se në disa zona në Siri të kontrolluara nga YPG (Trupat e Mbrojtjes Popullore) fëmijë të moshës nën 18 vjeç ose vendosen në pikat e kontrollit ose dërgohen në front për të luftuar. Ekspertët këtë situatë e konfirmojnë në bazë të disa të dhënave të marra nga disa familje që janë takuar.

Në të njëjtin raport theksohet se fëmijët që marrin pjesë në qendrat rinore të PYD (Partia Bashkimi Demokratik) pasi rekrutohen këtu marrin pjesë në radhët e YPG.

Lajme të ngjashme

Back to top button