Si të zgjidhni take të përshtatshme?

Ndiqni këto këshilla dhe ju do të gjendeni në parajsën e takave:

Kurrë mos blini take online

Takat duhet të përshtaten mirë në këmbën tuaj. Nëse janë të ngushta apo të gjëra fare pak, mos i blini. Përderisa në blerje online nuk mund t’i provoni ato, atëherë do të zhgënjeheni çdo herë.

Taka duhet të jetë e pozicionuar si duhet

Shumë besojnë që nëse takat janë më të trasha janë më të përshtatshme se ato të hollat. Kjo nuk qëndron fare, e rëndësishme është pozita e takës. Taket duhet të vendosen drejt me ashtin e thembrës. Nëse ajo është e vendosur më mbrapa do të shkaktojë dhimbje.

Mos kurseni para në take

Largoni shprehinë e blerjes së takave të lira për një mbrëmje. Ka shumë gjasa që ato janë të punuara nga plastika dhe këmbët të djersiten, të marrin erë dhe të kruhen.

Jastëkët me gel për këmbë

Jastëkët me gel për këmbë largojnë presionin nga shputa e juaj. Ato nuk janë të shtrenjta. Keni kujdes të mos përdorni ato që janë shumë të trasha.

Vëni këmbët në akull

Shumë njerëz kur kanë dhimbje këmbësh i fusin ato në ujë të nxehë. Mirëpo mënyra e duhur për të larguar dhimbjen është t’i futni ato në akull.

Cilat janë markat më të mira

Të gjitha modelet e takeve të një marke nuk mund ë jenë të përshtatshme, mirëpo disa marka po vënë konfortin në rend të parë si :Clarks, Geox, Chie Mihara, Jimmy choo etj.

Lajme të ngjashme

Back to top button