Boko Haram rrëmben 32 civilë dhe djeg 27 shtëpi në Kamerun

Organizata terroriste Boko Haram ka rrëmbyer 32 civilë dhe ka djegur 27 shtëpi në Manawadji, që i përket rrethit Mayo Sava, në veri të Kamerunit, raporton Anadolu Agency (AA).

Njëri prej zyrtarëve lokal në veri të Kamerunit, Issa Babatura ka deklaruar se dyshon se civilët u dërguan në Nigerinë fqinje.

Në vendin Ngoumouli, gjithashtu brenda rrethit Mayo Sava, gjatë fundjavës së kaluar u vranë katër persona.

Takimi i pesë vendeve në kuadrin e marrëveshjeve për luftën kundër grupit terrorist Boko Haram, i cili u formua nga Nigeria, Çadi, Nigeri, Kameruni dhe Benini, u mbajt në N’Djamena, kryeqytetin e Çadit. Në takimin, i cili zgjati tri ditë dhe përfundoi dje, ndër të tjera është diskutuar për fondet që do të shpenzohen në projektin e shfrytëzimit dhe trajnimit të 8,700 ushtarëve nga pesë vendet.

Me fillimin e zbatimit të projektit, forcat e sigurisë do të përpiqen të vendosin paqen dhe rendin në zonat të cilat shpesh janë shënjestër e sulmeve të Boko Haramit, si dhe do të ofrojnë ndihmë humanitare për banorët e këtyre zonave.

Lajme të ngjashme

Back to top button