Rregullat për grim me buzë ngjyrë të errët

Bëni buzët të duken më të plota

Rebecca Restrepo, artiste grimi e njohur në botë rekomandon buzëkuq me shkëlqim dhe pigmente të mbyllura për buzë të holla dhe të mesme. Shkëlqimi refleksiv ka efektin e fryrjes së buzëve dhe i bën ato të duken më të plota.

Kufizoni buzët në mënyrën e duhur

“Të përdorësh lapsin për kufizimin e buzëve ndihmon në lyerjen më të saktë dhe në parandalimin e fshirjes së buzëkuqit vende-vende, gjë që i bën buzët të duken të palyera mirë”, thotë Restrepo. Zgjidheni një ngjyrë që i përshtatet buzëkuqit tuaj me ngjyre të mbyllur dhe filloni nga vijat e jashtme të buzëve duke i hijezuar deri në brendi të tyre. Mund të përdorni ngjyrë më të mbyllur për vijat e jashtme dhe më të hapur për hijëzimin e brendshëm, për të krijuar një pamje më seksi.

Bëni grim të lehtë në sy

Sipas kozmetikës Avon kur vëni ngjyrë të mbyllur në buzë duhet të bëni grim të lehtë në sy. Lërini buzët të jenë fokusi i dukjes tuaj, vëni hije ngjyrë trupi ose kafe e çelur në sy dhe një shtresë të hollë maskarë. Në mollëza përdorni hije ngjyrë pjeshke ose rozë.

Lajme të ngjashme

Back to top button