Çavkov: Përshkallëzimi i krizës së emigrantëve do të vazhdojë

Ministri i brendshëm Mitko Çavkov sot në Gjevgjeli theksoi se pret ndihmë konkrete nga BE-ja dhe se sipas vlerësimeve përshkallëzimi i krizës së emigrantëve do të vazhdojë.

“Me rreth 800 pjesëtarë të forcave të policisë dhe ndihmën e Armatës, me sukses u ballafaquam me problemin, por përshkallëzimi nga dita në ditë rritet për shkak të hyrjes së pakontrolluar të refugjatëve nga Greqia. Synimi jonë parësor është trajtimi human i tyre dhe mbrojtja gjatë tranzitimit nëpër Maqedoni. Nga aspekti i sigurisë ia dolëm që t’i mbrojmë nga grupe të organizuara dhe rrjete kriminale të cilët i pranonin dhe në mënyrë ilegale i dërgonin deri në Serbi,” u shpreh Mitko Çavkov, Ministër i Brendshëm.

Çavkov paralajmëroi se së shpejti në Maqedoni do të takohen ministrat e brendshëm të Austrisë, Hungarisë, Maqedonisë dhe Serbisë me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje të përbashkët të krizës.

Lajme të ngjashme

Back to top button