Rrëzohet tmerrshëm në ujë atletja nga Panama (Video+Foto)

Momentalisht në Pekin po mbahet “Botërori i atletikës” dhe ndër detajet më interesante deri më tani na vjen nga gara e vrapimit në 3000 metra me pengesa, ku Rollanda Bell nga Panama, në mënyrë bizare e humbi mundësinë për të vrapuar në finale.

Gjatë kohës së garës në vrapim 3000 metra me pengesa, Rollanda Bell nga Panama, ka gabuar gjatë kapërcimit të pengesës, dhe ka rënë në ujin që ishte menjëherë pas pengesës, në këtë mënyrë atletja 27 vjeçare e ka humbur mundësinë për të garuar në finalen e madhe.

Pastaj atletja menjëherë është çuar dhe ka vazhduar, por ishte e vetëdijshme se humbja e disa sekondave do t’i kushtojë me plasmanin e saj në finale, dhe në fund nuk ia doli. Pas mbarimit të vrapimit kërkoi ndihmë prej mjekut, dhe gjithçka mirë përfundoi.

Rolanda më vonë në Twiter i falënderoi të gjithë ata që e kanë përkrahur në punën e saj… “Ju falemnderit të gjithëve për përkrahjen”.

Rollanda Bell Rollanda Bell Rollanda Bell Rollanda BellRollanda BellRollanda Bell

Lajme të ngjashme

Back to top button