Derbi i javës, Gostivari – Renova

Gostivari dhe Renova kanë nderin që sot të jenë në qendër të vëmendjes në futbollin vendor, pasi do të luajnë derbin e xhiros së 10-të të kampionatit të Ligës së Parë të Maqedonisë në futboll. 
Ekipi i Renovës udhëton për në Gostivar si skuadër favorite, ndërsa Gostivari kërkon pikë të arta, duke marrë parasysh se edhe më tutje është në pjesën e poshtme të tabelës.

Shkëndija e Tetovës nuk duhet të ketë asnjë problem në duelin e radhës që luhet në stadiumin e qytetit në Tetovë, ku do të jetë nikoqire e Euromilkut. Pa dyshim se kuqezinjtë tani më janë në formë të mirë dhe pritet që të arkëtojnë tri pikët e reja për të vazhduar ngjitjen në renditjen tabelore. Të gjitha ndeshjet luhen sot me fillim prej orës 15:00. Dje është luajtur ndeshja e parë e xhiros së 10-të, ku  Rabotniçki e ka mundur Bregallnicën me rezultat 3:0. 

Ja dhe të gjitha dyshet: Gostivari-Renova, Shkëndija-Euromilk,Metalurgu-Turnova, Pelisteri-Vardari dhe Napredoku-Makedonija Gj.P. / Portalb

 

Lajme të ngjashme

Back to top button